Mirë Se vini në N.T.SH. Eurograniti
N.T.SH. Eurograniti gjindet në km 5-të, të rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë, përkatësisht në fshatin Landovicë.
Eurograniti merret me përpunimin e të gjitha llojeve të mermerit, granitit, të klasës më kualitative për shtëpitë, banesat, lokalet tuaja, si për eksterier ashtu edhe për enterier. Me një përvojë shumëvjeçare të trashëguar familjarisht, përkushtimi ynë në këtë fushë nuk ka të ndalur. Vazhdimisht jemi të përkushtuar pas punës që të jemi në trendet më të avancuara në Evropë, qoftë me cilësi ose me makineri për përpunimin e mermerit.
Jemi një staf profesional dhe me përvojë në këtë fushë, në çdo kohë dhe në çdo vend jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe për të ndihmuar konsumatorët tanë.
Garantojmë për punën që kryejmë me plot përgjegjësi, dhe të jeni të sigurt se për Juve bëjmë përzgjedhjen e mermerit ose të granitit të cilësisë më të lartë, siç është edhe slogani ynë:
ATY KU NDËRTOHET BUKUR !!!